Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Mehaj: Ja ku duhet të jetë fokusi strategjik kombëtarë për pesë vitet e ardhshme

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 11:30
Mehaj: Ja ku duhet të jetë fokusi strategjik kombëtarë për pesë vitet e ardhshme

Shkruan: Armend Mehaj

Fokusi strategjik kombëtare për pesë vitet e ardhshme. Kosova dhe Shqipëria po kalojnë një periudhë që kërkon qetësi, stabilitet, vizion dhe përgjegjësi kombëtare. Përçarjet dhe krizat e brendshme vetëm sa u shërbejnë atyre që nuk e duan fuqizimin tonë. Pesë vitet e ardhshme duhet të jenë vite të konsolidimit të shtetit dhe ndërtimit të fuqisë politike, ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë.

Kosovës i duhet stabilitet politik dhe institucione të forta. Duhet ti japim fund ciklit të zgjedhjeve dhe krizave të njëpasnjëshme. Zgjedhjet duhet të prodhojnë zgjidhje dhe institucione funksionale, jo ta kthejnë vendin vazhdimisht në pikën zero. Na duhet një diplomaci më aktive dhe një agjendë e qartë kombëtare. Nuk mund të lejojmë që të tjerët ta përcaktojnë agjendën tonë. Prioritetet duhet të jenë të qarta: forcimi i marrëdhënieve me aleatët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye, anëtarësimi në NATO dhe përafrimi i kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kosova duhet të fuqizojë kapacitetet e sigurisë, mbrojtjes dhe drejtësisë. Një shtet i sigurt, me institucione profesionale dhe sundim të ligjit, krijon besim për investime të huaja dhe zhvillim të hovshëm ekonomik. Shqipërisë i duhet qetësi dhe stabilitet për ta përqendruar të gjithë energjinë në rrugën drejt bashkimit evropian. Integrimi evropian i Shqipërisë duhet të jetë prioritet kombëtar. Ndërkohë, Kosova dhe Shqipëria duhet ta forcojnë bashkëpunimin strategjik në ekonomi, siguri, diplomaci, energji, infrastrukturë dhe në të gjitha interesat tona të përbashkëta.

Një nga prioritetet tona kombëtare duhet të jetë Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Duhet më shumë diplomaci dhe angazhim ndërkombëtar, më shumë vizita të përfaqësuesve ndërkombëtarë në këto treva dhe dokumentim të saktë me fakte të çdo diskriminimi, largimi apo zvogëlimi të pranisë shqiptare.

Në një kohë kur shqiptarët në rajon përballen me përçarje politike, ne duhet të bëjmë të kundërtën. Na duhet më shumë unitet, bashkërendim dhe bashkëpunim politik, ekonomik dhe diplomatik ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Luginës së Preshevës.

Po harrojmë ta mbajmë fokusin aty ku duhet. Pa e kuptuar, po rrezikojmë të ndjekim agjendën diplomatike të dashakeqëve tanë, në vend që ta ndërtojmë dhe ta ndjekim agjendën tonë kombëtare. Jemi popull i mirë, i urtë dhe jashtëzakonisht i durueshëm. Po të ishte një popull tjetër përballë gjithë këtyre sfidave, ndoshta do të ishin krijuar shumë më tepër probleme e trazira. Çdo mëngjes duhet ti themi faleminderit zotit dhe popullit tonë për durimin, qetësinë dhe maturinë që po tregon.

Këtë e them me bindje dhe përgjegjësi. Unë nuk flas kot.

duhetstrategjikpesë

Të ngjashme

Aksion në Deçan, pesë persona ndalohen për bixhoz të paligjshëm

Aksion në Deçan, pesë persona ndalohen për bixhoz të paligjshëm

12:35
NGA FABRIKIMI I AKUZËS PËR ORGANE TE GJYKIMI I UÇK-së PËR TË VENDOSUR BARASPESHË

NGA FABRIKIMI I AKUZËS PËR ORGANE TE GJYKIMI I UÇK-së PËR TË VENDOSUR BARASPESHË

11:06
Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë

Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë

20:55
Reçica: Kosovës i duhet përgjegjësi shtetërore, jo fitore partiake

Reçica: Kosovës i duhet përgjegjësi shtetërore, jo fitore partiake

19:32