Procesi i formimit të institucioneve të reja legjislative e ekzekutive pas zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt 2025, vazhdon të jetë ndër momentet më të rëndësishme dhe më të tensionuara të jetës demokratike në vend!
Mes qëndrimeve të polarizuara, mungesës së pajtueshmërisë dhe kalkulimeve politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka luajtur një rol të theksuar.
Së pari duke qenë e angazhuar me pjesëmarrje në votim, derisa votimi zhvillohej me procedurë të hapur e sipas praktikave të mëparshme për zgjedhën e kreut të Kuvendit!
Edhe duke mos qenë e ftuar në takimet e thirrura nga partia e parë, AAK refuzimin për ta votuar kandidaten e propozuar, veç arsyes i rekomandojë disa emra tjerë alternativë që do të mund t’i votonte pa marrëveshje politike e pa kundërpeshë për votën e dhënë!
Dhe në fund me iniciativën e angazhimin e saj për t’i kontribuuar rikthimit në binarë të jetës institucionale në vend edhe Gjykata Kushtetuese u obligua të sqarojë disa gjëra!
Ky ishte kontribut i drejtpërdrejtë, edhe pse askush për asgjë nuk e konsideron përgjegjëse AAK për ngërçin institucional e politik në vend.
Pas gjithë kësaj, AAK-në e nxjerrë kontradiktore deklarimi i deputetit Bekë Berisha i cili ka vendosur të “reflektojë” me “o po bre vallahi bash kon te qesin e votojë”, si dhe mbështetja që i dha kreu i partisë, Ramush Haradinaj para gazetarëve me “mirë paska folur”.
Këto deklaratat përbëjnë një kthesë të papritur nga linja e mbajtur që prej 9 shkurtit 2025, ose “nuk ka konsultime” brenda partisë për çështjen siç deklarojë Daut Haradinaj, por që “janë për të gjetur zgjidhje me shpresën që Kurti do t’u bëjë ofertë për të dalë nga kjo situatë”.
“Reflektimi” se do të votojë “çdo kandidat që vjen” nga subjekti i parë politik, duke e lënë të hapur votimin edhe për Albulena Haxhiun, të njëjtën që AAK e ka kundërshtuar hapur për muaj të tërë radhazi, është së paku e thënë kontradiktore!
“Reflektimi” i cili vjen pa asnjë sqarim, përqasje të argumentuar apo përgjegjësi për qëndrimet e mëhershme, e të cilat janë përcjellë me retorik të fortë kundër partisë së parë tregon për moskonsistencë politike.