Në intervistën e politikanit titist Azem Vllasi, në emisioninin PIKË, në KTV me Veton Surroin, është shpalosur një gamë e madhe e shumë fenomeneve, ndaj të cilave padyshim se duhet reaguar, por edhe duhet mbajtur qëndrim, sepse heshtja jo vetëm do t’i jepte të drejtë titistit të përbetuar të ish-Jugosllavisë Azem Vllasi, i cili në asnjë rast nuk manifeston asnjëherë qëndrimin e poltikanit inkuizitor, shërbëtor besnik të teorisë dhe praktikës antishqiptare titiste, por përkundrazi, pothuaj në tërë zingjirin e dy intervistave, nuk shfaq as pendim e as përgjegjësi, është as mish as peshk, shitet i butë e i urtë, dhe në shumë raste e luan me mjeshtri rolin e të painformuarit dhe të paditurit!
Popullit shqiptar në Kosovë nuk i është keqësuar gjendja dhe nuk ka filluar dhuna dhe terrori i egër policor e ushtarak ndaj tij, vetëm pas demonstratave të 11 Marsit 1981, e veçanërish 26 Marsit, kur po arrinte stafeta e antishqiptarit Tito, ashtu sikur thuani ju me paturpësi!
Prandaj të kam kritikuar ne lidhje me mosnjohjen e kontributit të Heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Pra te kqijat kundër Kosovës dhe shqiptarëve kanë filluar që nga 8 Korriku i vitit 1945, e jo nga 26 Marsi i vitit 1981!
Në mes 8 Korrikut 1945 dhe 26 Marsit 1981, në Kosovë e kundër Kosovës, dhuna dhe terrori i Jugosllavisë titiste dhe i Serbisë së Rankoviqit e deri te gjenocidisti e krimineli Millosheviq, ka qenë permanente, ka qenë e gjithanshme dhe me pasoja të mëdha për tërë gjeneratat shqipatare që kanë jetuar nëpër ato vite e dekada!
Shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, nuk ka ndodhur pas vdekjës së Titos, e as pas 26 Marsit 1981, por ka ndodhur me dijeninë dhe me lejen e vendimin e satrapit Tito, e jo te Presidentit turk Menderes, ashtu siç deklaroni, se ajo u ndal pas rënies nga pushteti te tij!
Aksioni famkeq i mbledhjes se armëve në Kosovë, nuk ndodhi pas 26 Marsit të vitit 1981, por atëherë kur ishte Ministër i Punëve të Mbrendshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviq, të cilin në atë post e kishte emruar dhe e mbante antishqiptari Tito!
Gjatë tërë intervistës në emisionin PIKË në KTV, në dy epizodat, siç i quan Veton Surroi, titisti Azem Vllasi, me qëndrimet e tij, shihet qartë se tenton të mbajë pozitën e njeriut pa asnjë faj, të njeriut pa asnjë përgjegjësi, kur shqiptarët janë të ndëshkuar e të dëmtuar nga dhuna dhe nga terrori policor federativ dhe republikan!
Pa fije turpi edhe pse kanë kaluar katër dekada e gjysmë, titisti Azem Vllasi i ndihmuar herë-herë edhe nga moderatori Surroi, e deklaron se ngjarjet e marsit dhe të prillit të vitit 1981, ishin të organizuar nga Serbia dhe sherbimet e fshehta ruse-bullgare, por jo nga levizja politike atdhetare patriotike e Kosovës dhe viseve te saja në ish Jugosllavi!
Para se të shpërthente Viti i Madh më 11 e 26 Mars, 1 e 2 Prill 1981, në Kosovë, kishte rënë në burg për liri e bashkim Simboli i Rezistencës Baca Adem Denaçi, pastaj Çeliku i qendresës nëpër burgjet e ish -Jugosllavisë, themeluesi i Partisë së Luftës së Kosovës, Heroi i Kombit Rexhep Malaj e shumë e shumë të tjerë të mëdhenj të lavdishëm e të panënshtruar të kombit, të cilët, Ti titisti Azem Vllasi, i tejkalon dhe i përbuzë me qëllim!
Para se të vinte Pranvera e Kuqe e vitit 1981, në Kosovë kishte grupe, organizata, lëvizje e parti të shumta ilegale politike atdhetare patriotike, të cilat e luftonin titizmin tënd për jetë a vdekje!
Ato grupe, organizata, lëvizje e parti kishin shtypin e tyre, i cili e përgadiste popullin për ngritje kundër sistemit titist, për Republikë shqiptare në Jugosllavi ose bashkim me Shqipërinë e Enver Hoxhës!
Edhe 11 Marsi, edhe 26 Marsi, edhe 1 Prilli, edhe 2 Prilli, ishin të organizuara nga djemt dhe vashat e organizuara në strukturën ilegale politike patriotike atdhetare ne Kosovë!
Prandaj është antishqiptar, konstatimi i titistit Azem Vllasi, se ndërhyrja e policisë speciale federative jugosllave e ardhur me aeroplan special nga Beogradi në Prishtinë, ka qene e përgaditur, pasi trazirat ishin të projektuara nga qarqe ruso-serbe!
Në mënyrë permanente tenton ta nxjerrë vetën e tij, të njeriut shumë të angazhuar në ish sistemin jugosllav dhe në të gjitha hallkat e atij sistemi me rrol pozitiv për shqiptarët, pastaj mundohet ta nxjerr veten gjithashtu se ka qenë kundër Serbisë, që do të ishte normale për çdo shqiptar atdhetar e patriot, por jo edhe për të, sepse dihet pse!
Me paturpësi e lavderon vetën dhe madje me shumë merita e në shërbim të çështjes shqiptare të Kosovës dhe të shqiptarëve, por për pozitën e rëndë të Kosovës e fajson lëvizjen ilegale politike atdhetare shqiptare të Kosovës dhe Serbinë gjithësesi për revansh ndaj shqiptarëve pas vdekjes se gjakpirësit Tito!
Ndonëse Tito dhe ky e shumë të tjerë si ky, ishin me shumë fuqi ekzekutive shtetërore politike jugosllave!
Tenton ta shpalosë veten e tij, të pafuqishëm përballë fuqisë antishqiptare të Serbisë, kur dihet se i ka shërbyer me shumë zell e me shumë besnikëri platformës antishqiptare jugosllavo-serbe, platformë e njohur para gjithë botës, si platforma titiste!
Në tërë bashkëbisedimin e tij me moderatorin e KTV-së, titistit Azem Vllasi krraba i nxjerr kashtë vetëm në koshin e tij, dhe asnjeherë nuk ndalet të flasë me dhembje, me fakte e me argumente për tërë atë tragjedi që ka ndodhur mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe viseve shqiptare ne ish – Jugosllavi dhe rolin e përgjegjësinë e tij brenda saj!
Për tërë dhunën dhe terrorin, rrahjet dhe torturat mbi popullin shqiptar të Kosovës, të policisë jugosllave e te hallkave të tjera te pushtetit kolonial të Jugosllavisë e Serbisë, titisti Azem Vllasi e fajson lëvizjen ilegale politike kombetare atdhetare shqiptare!
E lavdëron për gjithëçka dhe në përgjithësi gjakëpirësin e antishqiptarin Tito, kontributin e të cilit e veçon për tri gjëra të cilat simbas tij i ka bërë në favor te shqiptarëve: