Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Reagim publik – Qytetet pa zona të gjelbërta me drunjë, pa ujë e pa frymë

GD
Gazeta Demos23 korrik 2025 në 09:48
Reagim publik – Qytetet pa zona të gjelbërta me drunjë, pa ujë e pa frymë

Në qytetet tona, ku mungojnë hapësirat e gjelbra dhe hijezimi natyror nga drunjët e ndryshëm është luks, mungesa e pikave të freskimit me ujë të pijshëm është një neglizhencë e pafalshme ku në secilin qytet normal i vendosin pikat mobille me uj të fresket për kalimtarët varsisht nga temperaturat, veçanërisht në ditët me temperatura mbi 34°C.

Ndryshe nga qytetet e zhvilluara që ofrojnë kushte elementare për qytetarët në hapësirat publike, te ne kalimtarët lihen në mëshirë të vapës dhe asfaltit përvëlues, e sheshet e gjata pa hije të drunjve Tre probleme evidente kërkojnë reagim urgjent:

1. Rrugët janë bllokuar nga kolona të pafundme, duke dëshmuar mungesën e një plani të qëndrueshëm për transportin urban.

2. Sheshet e gjata, pa hije dhe pa burime uji, i bëjnë këmbësorët të ndihen të braktisur në qytetin e tyre.

3. Transporti publik është minimal e në disa qytete s’ka fare transport Urban ku automjetet janë të paefektshme shkaku i kolonave të gjata brenda qytetit e të bezdisshme.

Sidomos në kryeqytet ku duhej të kishim jo vetëm autobusë të rregullt, por edhe linja tramvaji apo metroje që do të ndihmonin në zbutjen e trafikut të dendur dhe ndotjes së ajrit.

Nëse nuk ofrojmë kushte themelore për qytetarin – ujë të mjaftushem zona të gjelbërta dhe lëvizje – si mund të pretendojmë qytete të zhvilluara dhe të jetueshme.

Është koha që institucionet komunale dhe qendrore të dëgjojnë zërin e qytetarit të zakonshëm, jo vetëm atëherë kur kërkojnë votën, por edhe kur kërkohet ajër e ujë për të mbijetuar përmes vapës së betonit.

Ky është një thirrje për humanizim të hapësirës publike.