Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Rrruga e mbramë e Drita Kuqit

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 08:24
Rrruga e mbramë e Drita Kuqit

Shkruan Xhafer Shatri

RRUGA E MBRAMË E DRITA KUQIT

Në një sallë të heshtur morgu, Drita Kuqi, po prehej në arkivol. Si gjithmonë: e qetë, e mirë dhe krenare.

Ishte ba gati për udhë…

Si dikur, kaherë, kur u nis prej Junikut me shku në Prishtinë, në studime;

Si atëherë, kur shkonte në shkollë me i mësu djem e vajza me e dashtë Kosovën dhe gjuhën e tyre të lashtë;

Si atëherë kur doli nga shtëpia me pranga në duar,

Si atëherë kur doli nga burgu me u kthy në shtëpi…

E qetë, e vendosur dhe duke rrezatuar gjithandej mirësi.

Mirësi e krenari.

***

Nëse ndodhë siç shkruajnë librat e shenjtë, Dritën do ta presin më shumë krushq se në dasmën e saj!

Atje do ta presin shokët e përbetimit të fshehtë, Jusuf Gërvalla, Smajl Haradinaj, Jashar Salihu…;

Do ta marrë ngryk i shoqi, Açif Kastrati, me babë e me vëlla: Baci Sabit që ishte si Shkëmb i këputun prej Bjeshke, do ta pretë Isa, si Gjergj Elezi me shtatë plagë në trup…

Jusufi me kitarë, do të ngjitet patjetër në një breg për ta kënduar baladën për vajzën e paepur të Kosovës:

Për Dritën e Junikut;

Për Dritën e Lirisë…

***

Dje, në përcjelljen e Drita Kuqit – Kastratit për në rrugëtimin e saj të mbramë, kishte shumë dhimbje, shumë lotë e pikëllim.

Kishte shumë lule e zambakë të bardhë për kulmin e shtëpisë së re.

Pati edhe këngë që e kanë përcjellë Dritën gjithë jetën e saj; në Junik, në Deçan, në Prishtinë, nëpër burgje, duke e sfiduar vetminë dhe robërinë.

Me këngë rinie, trimnie e lirie.

Mes tyre ishte edhe kryekënga që, prej vdekjes së Gjergjit të Madh, mishëron mallin, dhimbjen dhe dashurinë e shqiptarëve për Atdheun:

Moj e bukura Moré!

***

Sot, herët në mëngjes, kur rrezet e para e përndritën Rrafshin e Kosovës e Bjeshkët e Nemuna dhe e nisën një ditë të re, kumritë në rrafsh e qyqet në bjeshkë këndonin veç për Dritën.

Për vajzën e Kosovës që, ngado që shkonte, e sfidonte terrin me dritë.

Me Dritën e Lirisë…

***

Lamtumirë, Dritë!

Emri e kujtimi për ty, ndriçoftë e jetoftë gjithmonë!

Drita Kuqi