Shkruan Ali Sefaj
Albin Kurti po kërkon “korrigjimin” e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Por “korrigjimi” nuk do të thotë pafajësi. Një aktgjykim mund të korrigjohet për gabime materiale ose teknike. Mund edhe të ndryshohet në Apel duke u zvogëluar dënimi, ndërsa verdikti i fajësisë mbetet në fuqi.
Rastin më të qartë e kemi te Salih Mustafa. Apeli la në fuqi verdiktet e fajësisë, por ia uli dënimin nga 26 në 22 vjet. Pra, aktgjykimi ndryshoi, vitet u zvogëluan, por Mustafa mbeti fajtor.
Prandaj pyetja për Albin Kurtin është shumë e thjeshtë: a beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, apo mendon vetëm se janë dënuar tepër rëndë?
Sepse nëse beson në pafajësinë e tyre, nuk kërkon thjesht “korrigjimin” e aktgjykimit. Kërkon që në Apel ti rrëzoj konstatimet e fajësisë sepse janë të pabazuara në prova dhe të rrëzoj ne tansi aktgjykimin, konstatimet dhe denimet.
