Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Shkolla Shqipe “Alba Life” në New York Ambasador i Kombit ne Bronx

HB
Halit B. Mehmetaj30 shtator 2025 në 19:10
Shkolla Shqipe “Alba Life” në New York Ambasador i Kombit ne Bronx

New York Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i shoqëruar nga zonja e parë Armanda Begaj, Ambasadori në Washington Ervin Bushati dhe ambasadorja në OKB Suela Janina, sot e vizituan Shkollën Shqipe “Alba Life” ne Bronx!

Ata u mirëpriten me duartrokitje të forta nga të pranishmit, nxënësit, prindërit, dhe mësuesit e vyeshëm të Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Vërtetë ishte një festë e bukur dhe një ditë e veçantë në respekt të presidentit shqipetar z.Bajram Begaj, zonjës së parë Armanda Begaj, Ambasadorit shqiptar në Washington z.Ervin Bushati dhe ambasadores në OKB znj.Suela Janina dhe të pranishmëve tjerë që morën pjesë në këtë festë të shkollës Shqipe “Alba Life” në New York.

Fëmijët ishin të veshur me kostume kombëtare. Kori i shkollës nën drejtimin e Valbona Peraj, Drejtuese Artistike e DJ Salillari, paraqiti program të bukur para të pranishmëve.

Himnin kombëtar shqipëtar dhe atë amerikan e intonoj artistja e shquar Dëshira Ahmeti Kërliu, kurse me programin udhhoqen artistet e talentuara të komunitetit tonë Valbona Peraj e Deshira Ahmeti. Pastaj të pranishmëve ju drejtua z.Qemal Zylo themelues i TV dhe Shkollave Shqipe në New York.

Zylo pasi i dëshiroj mirëseardhje presidentit Begaj dhe zonjes së parë, tha se sot është një ditë e veçantë për shkollën shqipe “Alba Life” e të gjithë neve.

Vizita e presidentit shqipëtar na begaton, nderon e na japë energji.

Ai pasi bëri një përmbledhje të shkurtër të historikut 19 vjeçar dhe aktiviteteve të shkollave shqipe në New York i ndau Presidentit të Shqipërisë z. Bajram Begaj çmimin e lartë të mirënjohjes si President i parë i Shqipërisë që viziton Shkollën Shqipe “Alba Life” në Bronx, New Jork dhe bëhet frymëzim për të vazhduar më tej këtë Mision Kombëtar.

Në fjalën e tij Presidenti Begaj tha; se është kënaqësi të ndodhem midis jush në këtë vatër të kulturës së shkollës “Alba Life” që është një histori suksesi, dhe dëshmi e kulturës kombëtare që ka hapur dritare të reja diturije për fëmijët e diasporës.

Bajram BegajNew York