Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

“Synim ishte të lihej pa kokë populli shqiptar” — intervista e prof. Zejnullah Grudës rikthehet në fokus në prag të aktgjykimit në Hagë

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 14:25
“Synim ishte të lihej pa kokë populli shqiptar” — intervista e prof. Zejnullah Grudës rikthehet në fokus në prag të aktgjykimit në Hagë

Në prag të shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, po rikthehet në vëmendje një intervistë e vitit 2003 e profesorit të ndjerë të së drejtës ndërkombëtare prof.dr.Zejnullah Gruda, dhënë për gazetarin e njohur të RTK-së, Nuhi Bytyçi.

Intervista është zhvilluar gjatë procesit gjyqësor ndaj Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë, dhe po rikthehet në vëmendje në një moment kur pritet vendimi në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Në atë intervistë, prof. Gruda shprehte qëndrime të forta mbi mënyrën e trajtimit të figurave të UÇK-së në proceset ndërkombëtare.

“Akuzat më të ashpra, më të shpeshta drejtohen ndaj disa individëve, të cilët llogariten se i takojnë vijës së fortë,” deklaronte Gruda.

Në një pjesë tjetër të intervistës, ai shtonte:

“Unë e besoj që është pjesë e një strategjie me e lënë pa kokë popullin shqiptar,” duke përmendur në këtë kontekst ish-udhëheqësit kryesorë të UÇK-së: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Agim Çeku dhe Fatmir Limaj të cilët ai i cilësonte si “shtyllat e shtetësisë së Kosovës”.

Rikthimi i kësaj interviste vjen në një moment kur në Hagë ka përfunduar faza e dëgjimit të dëshmitarëve dhe fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa pritet shpallja e aktgjykimit.

Në Kosovë ndërkohë vazhdojnë debatet publike dhe politike lidhur me procesin, përfshirë edhe shqetësimet e ngritura nga mbrojtja, organizata vendore e ndërkombëtare dhe opinioni publik për standardet e ulëta të gjykimit, kohëzgjatjen e paraburgimit, barazinë e palëve dhe respektimin e të drejtave të të akuzuarve gjatë procesit në Hagë.

Deklaratat e prof. Grudës, të bëra më shumë se dy dekada më parë, po rikthehen kështu si pjesë e debatit historik dhe politik mbi proceset ndërkombëtare ndaj lidershipit të UÇK-së.

Më shumë nga Këndvështrime

  • 22:07E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar
  • 17:18Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë në 10 javët e fundit
  • 22:54Vera e këtij viti, më e nxehta në historinë e Evropës