Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Vatoci: Jeta nuk është borxh që na jepet, por privilegj që duhet fituar përditë

EV
Eva Vatoci21 tetor 2025 në 12:03
Vatoci: Jeta nuk është borxh që na jepet, por privilegj që duhet fituar përditë

Sot në mëngjes, ndërsa qëndroja duke pritur një taksi, pashë një grua që nuk do të më dalë nga mendja për një kohë të gjatë.

Kishte lidhur një shami në kokë. Nuk kishte nevojë për shumë mend për të kuptuar se flokët i mungonin, ndoshta për shkak të kimioterapisë, ndoshta për një tjetër arsye që nuk e di. Por ajo nuk kishte nevojë për mëshirë, as për ndjesë.

Sepse ajo ecte me dinjitet dhe buzëqeshte. Po, buzëqeshte! Dhe ajo buzëqeshje më goditi më fort se çdo fjalë e rëndë që kam dëgjuar ndonjëherë. Më ndaloi për një moment dhe më bëri të shoh veten. Sa shpesh zemërohemi për gjëra të parëndësishme?

Sa lehtë e prishim ditën për një koment të kotë, për një vështrim të ftohtë, për një mendim që nuk na është kërkuar? Sa herë bëjmë dramë sepse dikush nuk na ka respektuar “mjaftueshëm” krenarinë?

Ndërkohë, ajo grua, një luftëtare e heshtur, po ecte në rrugë si të ishte dita e parë pas një lufte të gjatë. Nuk kishte më nevojë për paragjykime, për komente, për shqetësime që ne të tjerët i fryjmë çdo ditë. Ajo kishte fituar diçka që ne e humbasim çdo mëngjes: mirënjohjen që po marrim frymë. Dhe po e tregonte këtë me atë buzëqeshje që s’mund ta blejë asnjë pasuri në botë.

E ndjeva veten të ulët. U ndjeva egoiste. Sepse ajo më kujtoi me heshtje dhe me qëndrim se ka njerëz që po luftojnë për jetën, ndërkohë që ne ankohemi për trafik, për mot, për orare, për detaje që nuk kanë asnjë peshë reale.

Ajo më kujtoi se jetojmë si të pavdekshëm, por prishim nervat për çdo gjë të vogël, sikur çdo moment të jetë një fyerje ndaj nesh. Solidariteti me njerëz si ajo nuk është të thuash “të lumtë”, nuk është ta shikosh me mëshirë, e as ta quash “e fortë” dhe ta harrosh pas pesë sekondash.

Solidariteti është të kuptosh që ka njerëz që zgjedhin çdo ditë të jetojnë, jo thjesht të ekzistojnë. Që zgjedhin të buzëqeshin, edhe kur trupi s’ka më forcë. Që ecin përpara, kur ne të tjerët kemi zgjedhur të rrimë në vend, duke u ankuar.

Unë nuk i thashë asgjë. Por në heshtje, e falënderova. Sepse pa kërkuar asgjë, ajo më kujtoi gjithçka. Më kujtoi se jeta nuk është borxh që na jepet, por privilegj që duhet fituar përditë.

Dhe se forca nuk bëhet me zë të lartë, por me qetësi dhe qëndrueshmëri, si ajo grua, me shami në kokë dhe nderin në shpinë.