Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Zhveshja lakuriqe para fundit historik të VV-së dhe demitizimit të Albin Zaim Kurtit

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 15:17
Zhveshja lakuriqe para fundit historik të VV-së dhe demitizimit të Albin Zaim Kurtit

Liburn Aliu ka qenë idealisti më i spikatur në Vetëvendosjen e fillimeve të vështira, shtylla kyçe dhe padiskutim numri dy i saj.

Ka qenë njeriu më i dashur, më i afërt dhe më i besuar aty për mua — lidhja ime më e fortë me VVnë (dhe KAN) së paku nga 2004.

Megjithatë, në mesnatën e hershme të 22.02.2011, në shtëpi të Bacit Adem, e pata kuptuar qartë se Liburni nuk kishte aftësi as guxim të kapërcente manipulimin pervers dhe paranojën alogjike e traumë-bazuar të Albinit.

Nga ky çast vëllazëria jonë u zbeh deri në shuarje. Një të dashur e patriot të veçantë që mezi pritja ta shihja sa herë zbritja në Kosovë, më nuk e kam takuar gati fare nga 2011 e këndej.

Më pas, zbehja e tij brenda dhe jashtë VV ndër vite ishte natyrale — edhe për shkak të degradimit banal të VV por jo më pak për arësye të metamorfozës rrëshqitëse pas braktisjes së parimeve kokëforta nga vet ai. Kurrizi që thehet një herë natyrshëm lakohet njëmijë herë.

Prandaj Liburni për mua ka pushuar të mbetet idealisti i pathyeshëm tash e shumë vite.

Por, kjo nuk mund të nënvlerësoj peshën dhe rëndësinë e tij si shtyllë përbërëse e substancës më të vlefshme të VVsë, as vlerat e idealizmit, patriotizmit dhe përkushtimit të tij për atdhe. Liburni ka qenë dhe mbetet përfaqësimi më i denjë i Lëvizjes Vetëvendosje, padyshim para Albinit në secilën radhitje të vlerave dhe kontributit kombëtar.

Pa të, VV mbetet e zhveshur, lakuriq…E kam të qartë që neomilitantët e VV, shkolla e turistëve e titistëve arrivistë, nuk mund ta perceptojnë se si Liburni mund të jetë kaq më domethënës e më peshërëndues se Albini në lëvizje, por ata që e njohin Vetëvendosjen qysh nga ditët e para të saj e dijnë mirë se Liburni me vehte ka sjellë rrënjë disa gjeneratash përkushtimi e atdhedashurie në lëvizje, traditë e histori përpjekjesh e kontributi të padiskutueshëm, përderisa Albini ka arritur si një aksident transformativ përmes kullerizmit pacifist të një studenti me kaçurrela të gjata e indoktrinimi cinik nën literaturën bolshevike të kohës.

Prandaj, largimi i Liburnit, sado i vonuar e stërvonuar — siç ndodh rëndom me njerëzit e përkushtuar e besnikë — përbën shuarjen e Lëvizjes Vetëvendosje në formën më sublime dhe patriotike të saj dhe fillimin e kapitullit të fundit dhe më të errët të saj: Kapitull që përfundon siç rëndomë përfundojnë grupet e interesit të renditura mbi narcisoizmin dhe ngushtësinë e një individi që në tërësi definon kultin verbërues e vetëshkatërrues të një grupi të këtillë — pa busullë, pa vlera, pa parime — thjeshtë në marrëzi të gërditshme dhe kosh plehrash të historisë.

Ngushëllime Liburn!

RIP Lëvizja Vetëvendosje 💀

Më shumë nga Këndvështrime

  • 11:30Mehaj: Ja ku duhet të jetë fokusi strategjik kombëtarë për pesë vitet e ardhshme