Një i mitur dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar të hënën në qytetin e Ferizajt.
Bëhet fjalë për një 13-vjeçar i cili ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga një 17-vjeçar, sipas Klanit. I dyshuari aktualisht është në kërkim policor.
Lidhur me këtë rast të rëndë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, nga e cila deklaruan se rasti në fjalë ndodhet në fazën preliminare të grumbullimit të informacioneve dhe provave të tjera.
“E konfirmojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar një informacion të tillë në lidhje me këtë çështje. Aktualisht rasti në fjalë ndodhet në fazën preliminare të grumbullimit të informacioneve dhe provave të tjera, të cilat do të shërbejnë për procedurën e mëtejshme hetimore”, tha zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Kaltrina Shala.
