Kryeministri Kurti u pyet nga mediat për 15 nënshkrimet e LDK-së lidhur me çështjen e presidentit, shkruan Demos.
Ai tha për media se lista e publikuar nga LDK pas ndërprerjes së seancës nuk ishte e qartë dhe nuk specifikonte qëllimin e emrave të paraqitur.
“Pasi që u ndërpre seanca dolën me një listë ku ishin emrat e tyre – nuk shkruante se për çka ishin ata emra, emri i askujt nuk ishte aty përveç i 15 deputetëve. Dukej sikur të ishte ndonjë listë për debat parlamentar. Aty nuk thuhej se këta emra janë për këtë kandidat. Ata emra do duhej të më vinin mua e jo juve, të nderuar gazetarë, çka do të bënit ju me ata 15 emra? Ata duhet të vinin tek unë. Nëse i ka 15 nënshkrime, duhet të vijnë tek unë dhe ta ketë datën e sotit ajo letër e jo të pardjeshit”, deklaroi Kurti.
