48 zyrtarë policorë janë suspenduar brenda 6 muajve të këtij viti.Sipas statistikave të ofruara nga Inspektorati Policor i Kosovës, brenda kësaj periudhe janë arrestuar 18 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale e një zyrtar policor është transferuar.
Megjithatë, ky institucion nuk ka ofruar të dhëna se sa prej të suspenduarve gjatë kësaj kohe janë kthyer sërish në vendet e tyre të punës. Përgjigje nuk kanë ofruar as në Policinë e Kosovës.Ditë më parë në vendin e punës, u kthyen edhe dy zyrtarët policor të suspenduar me rekomandim të IPK-së, pasi dyshohej se nuk kishin zbatuar urdhrin për arrestimin e të dyshuarit kryesor në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.
Avokati i togerit Jaser Jaha, thotë se pas hetimeve të IPK-së, i njëjti ka rezultuar i pafajshëm derisa thotë se janë në përgatitje të një padie për dëmtim imazhi.“Ne e kemi konsideru qysh në fillim një veprim politik ndoshta se sa që ka pasur me kompetenca të togerit sepse togeri i shpërndan punët në mëngjes siç edhe ka deklaruar në IPK, edhe çështja e kapjes apo jo të dyshuarit nuk është kompetencë e togerit, sa i përket linçimit publik, janë evidente sepse ka pasur komente të natyrave të ndryshme lidhur me togerin dhe familjen e tij”, ka deklaruar Ngadhnjim Rudi – Avokat i Jaser Jahes.
