Policia në Shtime ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer 19-vjeçar, i cili me automjetin BMW, me targa vendore, në rrugën “Tahir Sinani”, në drejtim të fshatit Gjurkoc, ishte kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 193 km/h, në një segment ku kufizimi ishte 80 km/h.
Shoferi D.Q. nuk i ishte bindur urdhrit të zyrtarëve policorë për ndalim, por është identifikuar përmes kamerave të sigurisë.
Për tejkalimin e shpejtësisë, atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për gjashtë muaj. Ndërsa për mosbindje ndaj urdhrit policor, është gjobitur edhe me 150 euro dhe një pikë negative.



