Me 25 nëntor të vitit 2025 mori rrugën për në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo meqë, familja e Avni Qenajt, ka një biznes atje.
Por, në pikën kufitare në Merdare, ish-ushtari i UÇK-se, vërejti diçka të pazakontë.
“E pash qe po ka vonesa shkova i pyta qa po ndodh thanë jo po dyshojm diçka, i pyeta se ku është problemi se nëse ka diçka unë shkoj vetë e disha se për çka janë duke më bërë vonesa edhe me kanë çu për Beograd”, ka thënë Qenaj.
Ani pse policia serbe e nisi për në Beograd pa i treguar arsyen e ndalimit, Qenaj ketë tashmë e dinte.
“Nuk kom pas asgjë të UÇK-se me vete dokumentat normal të Bosnjes i kom pas se jam banor i Bosnjes. Arsyeja e dija që për veteran të luftës pra që jam kon ushtar i UÇK-së”, ka thënë tutje Qenaj.
Gjatë qëndrimit në burg, Qenaj thotë se nuk u keqtrajtua.
Por, trajtim ndryshe pati gjatë intervistës para policëve serb.
