Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

20 vatra zjarri në Shqipëri, angazhohen 284 forca operacionale

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 21:57
20 vatra zjarri në Shqipëri, angazhohen 284 forca operacionale

Deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme janë raportuar 20 vatra zjarri në Shqipëri, shtatë prej të cilave aktive dhe tri nën mbikëqyrje.

Në terren janë angazhuar 284 forca operacionale, 33 automjete zjarrfikëse, 80 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë.

Vatrat kryesore janë në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Sipas informacionit operacional të datës 30.08.2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 284 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Vatrat aktive kryesore janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës.

Në zonën e Dajtit, drejt Qafë-Priskës, vijon puna me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë ushtarakë, të mbështetur nga një helikopter.

Në qarkun Dibër situata me angazhimin më të madh: në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë 91 forca; aktive mbeten gjithashtu vatrat në Lundre të Matit, ku ndërhyri një helikopter i FA-së, dhe në Ballenjë të Martaneshit, në një zonë të mbrojtur.

Në Qafën e Lugut, Vithkuq, vatra në sipërfaqe pyjore do të monitorohet gjatë natës për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë së ndërhyrjes në orët e vona.

Në Zallë, Fushë-Krujë, vatra e riaktivizuar është vënë nën kontroll pas angazhimit të MZSH-së, forcave bashkiake dhe 30 efektivëve të FA-së. Nuk raportohen zona të banuara në rrezik.

Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen në mbikëqyrje, ndërsa gjatë ditës janë shuar plotësisht zjarret në Strikçan dhe Nivicë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

forcavatrazjarri

Të ngjashme

Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër

Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër

16:07
Autobusi përfshihet nga zjarri, nuk raportohet për të lënduar

Autobusi përfshihet nga zjarri, nuk raportohet për të lënduar

15:58
Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës

Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës

22:30

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Aksident i rëndë në Vlorë, i riu përfundon në spital pas rrëzimit me trotinet
  • 22:22Deputetja e LDK-së ngre shqetësimin për kontrollin e grurit të importuar
  • 22:21Vrasja e Jetlira Foniqit, Uka: Shteti duhet me kry punën!
  • 22:12Temperatura të larta dhe reshje lokale, IHMK tregon si do të ndikojë moti te kulturat bujqësore
  • 22:00Zjarr në fshatin Qaskovë të Klinës, flakët kaplojnë një fushë