“24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi!!”, kështu ka deklaruar këngëtari i njohur, Labinot Tahiri.
Ai ka nisur disa kritika rreth mungesës së energjisë elektrike, teksa ka bërë thirrje për protestë për këtë çështje.
“A është e mundur që një qytet i tërë sot të mbetet pa rrymë, e askush mos me e ngritë zërin? As bizneset që e mbajnë ekonominë e këtij qyteti gjallë, as mjekët që e mbajnë jetën e qytetarit, nuk guxojnë me protestu për këtë padrejtësi?!
Nëse jeni të gatshëm, nga e hëna unë me ju, mund të organizohemi për protesta ama me dal të gjithë dhe secili qytetar pa dallime politike. Kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim, nënshtrim dhe poshtërim i Ferizajit tonë dhe i shumë qyteteve të tjera! O milet, mos të dukemi në gjumë si delet, por zgjojuni dhe ngrituni për çdo gjë që prek familjet tuaja”, tha ai.