Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 870 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 25 aksidente trafiku, prej tyre 12 me persona të lënduar dhe 13 me dëme materiale. Nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.
Ndërkohë, janë arrestuar 19 persona, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është duke vuajtur dënimin. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.

