Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

25 kandidatë probleme me ligjin, konsiderohet shqetësuese kandidimi i deputetëve me aktakuza

GD
Gazeta Demos30 maj 2026 në 22:40
25 kandidatë probleme me ligjin, konsiderohet shqetësuese kandidimi i deputetëve me aktakuza

Synim kanë ta sigurojnë një ulëse në Kuvend.

Por jo të gjithë, janë “të pastër” para ligjit.

25 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit, janë të përfshirë në raste penale.

E prej tyre, 15 janë me aktakuza aktive, gjersa 13 me dënime të formës së prerë, të dhëna këto të publikuara nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Përfshirja e këtyre kandidatëve në lista zgjedhore, po shihet shqetësuese, raporton teve1.

“Kandidimi dhe rikandidimi i kandidatëve të cilët kanë pasur probleme me ligjin është jashtëzakonisht e dëmshme, si për rendin ligjor në Republikën e Kosovës, po ashtu edhe për imazhin e subjektit politik”, thotë politologu Albinot Maloku.

Sipas raportit, numrin më të madh të kandidatëve të përfshirë në raste penale e ka Lëvizja Vetëvendosje me 13 kandidatë, AAK me 2, e PDK e PSD me nga një.

Sipas politologut Maloku, një gjë e tillë nuk është dashur të lejohet nga subjektet politike.

“Subjektet politike është dashur që, që në krye të herës, të mos pranojnë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin dhe kjo kishte me qenë kallëzuesi i parë që këto subjekte politike me të vërtetë duan të kenë lëvizshmëri në vend. Për rrjedhojë, kjo nuk është bërë, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kjo është jashtëzakonisht e keqe, që në të ardhmen mund të kemi deputetë të cilët janë shembulli më i dëmshëm i respektimit të rendit ligjor në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2025, numri i kandidatëve të përfshirë në raste penale ka rënë nga 27 në 25.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona