Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

25 vjeçarja nga Kosova lëndohet rëndë në një aksident në Austri

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 08:52
25 vjeçarja nga Kosova lëndohet rëndë në një aksident në Austri

Një 25 vjeçare nga Kosova ka mbetur e lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në Austri, derisa shoferi i automjetit tjetër një 27 vjeçar austriak është në gjendje kritike.

Sipas policisë austriake, ky i fundit ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po drejtonte mjetin pa patentë të vlefshme.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në rrugën L406, në zonën e Flattendorfit.

Gruaja nga Kosova ishte duke udhëtuar me veturën e saj në drejtim të Schildbachut, kur rreth orës 23:05, në kilometrin 20.1 të kësaj rruge, u përplas ballë për ballë me një automjet që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Oberwartit, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, shoferi austriak mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe u nxor nga ekipet e emergjencës.

Ai fillimisht u transportua në Spitalin Rajonal të Hartbergut, ndërsa më pas u dërgua me helikopter në Spitalin Rajonal të Gracit, ku sipas raportimeve ndodhet në gjendje kritike.

Sipas autoriteteve austriake, 25 vjeçarja nga Kosova rezultoi negativ në testin e alkoolit, kurse 27-vjeçari austriak ishte në gjendje të rëndë të dehur dhe po drejtonte automjetin pa patentë të vlefshme.

Për shkak të hetimeve dhe largimit të automjeteve të dëmtuara, rruga L406 u mbyll për rreth një orë e gjysmë.

Më shumë nga Lajme

  • 09:01“Nuk po e prekim drejtësinë”, Hoxha shpjegon nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 08:0028 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës – “Sandokanit”
  • 07:4163 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës
  • 07:39KEDS: Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
  • 07:32Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit