Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

35-vjetori i deklaratës së 2 Korrikut, LDK: Pikënisje e një rruge të re për Kosovën

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 13:32
35-vjetori i deklaratës së 2 Korrikut, LDK: Pikënisje e një rruge të re për Kosovën

Komunikata:

35 VJET NGA DEKLARATA KUSHTETUESE E 2 KORRIKUT

Sot, shënojmë 35-vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, aktin historik që hodhi themelet juridike dhe politike të shtetësisë së Kosovës. Në rrethana jashtëzakonisht të vështira, nën rrethim ushtarak dhe presion të ashpër nga regjimi serb, 114 delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës e shpallën Kosovën si njësi të barabartë dhe të pavarur brenda federatës së asaj kohe, duke shprehur qartë vullnetin e palëkundur të popullit për liri, pavarësi dhe demokraci.

Ky akt i guximshëm, i cili sfidoi sistemin shtypës dhe i dha zë aspiratës së kahmotshme për liri, u shndërrua në pikënisjen e një rruge të re për Kosovën; rrugën drejt pavarësisë së plotë, demokracisë dhe integrimit euroatlantik.

Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. Këto përpjekje u pasuan nga lufta e çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja vendimtare e NATO-s, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë.

Në këtë ditë të shënuar, shprehim mirënjohjen më të thellë për delegatët e 2 Korrikut dhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Përkujtojmë me nderim të gjithë dëshmorët, heronjtë, të rënët dhe të burgosurit politikë, që sakrifikuan gjithçka për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.

Deklarata e 2 Korrikut mbetet një gurthemel i pathyeshëm në ndërtimin e shtetit tonë, një pikë kthese në historinë moderne të Kosovës dhe një dëshmi e qartë e aspiratës sonë për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike, të integruar në NATO, Bashkimin Evropian, dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Lajme

  • 13:48Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
  • 12:54Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj
  • 12:38Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
  • 12:21Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 12:05KFOR zhvillon ushtrim ushtarak pranë Obiliqit, në fokus ‘luftimet’ në mjedis urban