Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 tiketa ndaj drejtuesve të motoçikletave në rajonin e Pejës, gjatë periudhës 1 deri më 23 gusht 2026.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, aksioni është zhvilluar nga Njësia e Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësia për Reagim të Shpejtë, në kuadër të planeve operative për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
Tiketa janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa patentë-shofer, pa regjistrim dhe pa helmetë.




