Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

39 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Aziz Kelmendi, miq e familjarë bëjnë homazhe tek varri

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 13:01
39 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Aziz Kelmendi,  miq e familjarë bëjnë homazhe tek varri

Sot është shënuar 39 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Aziz Kelmendi.

Miq e familjarë në Arbanë të Prizrenit, kanë bërë homazhe tek varrit duke nderuar veprën e tij.

Më 3 shtator të vitit 1987, në dalje të kazermës së Paraqinit në Serbi, ka vdekurs ushtari shqiptar nga Karaçica e Drenicës, Aziz Kelmendi.

Ishte vrarë në dalje të Kazermës së Paraçinit, në Serbi më 3 shtator të vitit 1987, pasi paraprakisht dyshohej se kishte vrarë katër  ushtarë jugosllavë. 

Kjo vrasje mbeti enigmatike për faktin se u krijuan dy versione krejtësisht të kundërta. Versioni zyrtar i eprorëve të Armatës së Jugosllave, i politikës zyrtare  dhe i komunistëve të Kosovës, deklaronte se i riu Aziz Kemendi ishte i indoktrinuar me nacionalizëm dhe irredentizëm shqiptar dhe  kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë e pak më vonë e kishte vrarë edhe vetën.

Versioni tjetër i përfolur në Kosovë, që i shkonte përshtati politikës durimtare pacifiste, kishte projektuar versionin se Shërbimi  Sekret Serb  brenda Ushtrisë së Jugosllavisë kishte vrarë vetë katër ushtarët, duke përzgjedhur në mesin e tyre një serb, një kroat një boshnjak dhe një tjetër, me qëllim për të t’ia adresuar ushtarit Aziz Kelmendi, të cilin e kishin zgjedhur se qengj të flijimit. 

Armata jugosllave asokohe dënoi me burg të rëndë shtatë nga shokët e tij,  prej 3 deri në 20 vjet burg, të akuzuar se kishin ditur se Aziz Kelmendi po projektonte vrasjen e ushtarëve. 

Fushata kundër Aziz Kelmendit, familjes dhe të njohurve të tij ishte fushatë e egër me shpifje, izolim të familjes, madje edhe me shkrime  të ulëta e fyese.


azizkelmendivrarë

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike