Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

“6 muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e sotëm në veri me 10 të arrestuar

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 15:51
“6 muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e sotëm në veri me 10 të arrestuar

Dhjetë persona janë arrestuar dhe mbi 20 automjete janë konfiskuar gjatë operacionit kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës. Vlera e mallrave të dyshuara për kontrabandë vlerësohet të jetë mbi 200 mijë euro.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje të reja për aksionin e zhvilluar të enjten në 22 lokacione në katër komunat veriore.

Ai ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur para gjashtë muajsh, bazuar në informacionet e mbledhura nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).

Sipas tij, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Në fakt ky hetim ka nisur para gjashtë muajve, pas informatave të cilat i ka mbledhur Policia e Kosovës bashkë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Mandej kemi shkuar te prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, kemi diskutuar me të, i njëjti ka urdhëruar marrjen e veprimeve për zhvillim të hetimeve dhe ne kemi filluar punën në prill të këtij viti. Pas gjashtë muajve, dita e sotme është rezultati përfundimtar, ku ne kemi bërë bastisjen në 22 lokacione lidhur me rastin kontrabandë me mallra. Në këtë operacion të sotëm janë përfshirë Administrata Tatimore, Dogana, ne si Polici dhe të gjitha këto veprime janë bërë nën menaxhimin dhe kontrollimin e Prokurorit të Shtetit”, theksoi Elshani.

Ai ka sqaruar se nëntë lokacione janë kontrolluar në Mitrovicën e Veriut, nga pesë në Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa tri në Leposaviq.

Elshani ka thënë se dhjetë të dyshuar janë dërguar në stacion policor, ndërsa në disa lokacione kontrollet po vazhdonin për shkak të sasisë së madhe të mallrave.

“Deri tani ne kemi sjellë në stacion 10 persona të cilët konsiderohen të arrestuar, si të dyshuar lidhur me rastin në fjalë. Mandej pas intervistimit do të vendoset nga prokurori se si të veprohet tutje. Ajo çfarë kemi me thënë ndoshta me interes për juve është që janë nëntë lokacione në Mitrovicën e Veriut, nga pesë në Zveçan dhe Zubin Potok, domethënë pesë Zveçan, pesë Zubin Potok dhe tri lokacione në Leposaviq. Dhe në këtë moment kur ne flasim, ka disa lokacione që janë ende duke u kontrolluar për arsye se ka pasur shumë mall dhe jemi duke u marrë me to”, tha Elshani.

Përveç mallrave, gjatë operacionit janë konfiskuar mbi 20 mjete motorike, përfshirë vetura, xhipa dhe dy kamionë.

“Konsiderojmë që vlera e përgjithshme është diku mbi 200 mijë euro. Sidoqoftë, ne kemi mbi 20 mjete motorike, duke filluar prej veturave, xhipa, dy kamionë janë, që janë konfiskuar me urdhër të prokurorit dhe mandej do të vendoset se si të veprohet tutje”, tha ai.

Në mesin e mallrave të gjetura janë tekstile, barna, produkte ushqimore dhe artikuj të tjerë.

Elshani ka zbuluar edhe një skemë të dyshuar të kontrabandës, ku mallrat transportoheshin nga Serbia përmes Bërnjakut drejt Mitrovicës, ndërsa më pas, sipas dyshimeve, pajiseshin me dokumentacion që krijonte përshtypjen se ishin marrë në Mitrovicë, për t’u shitur në Prishtinë.

“Janë të gjitha kategoritë e mallrave. Prej tekstilit, barna, gjëra ushqimore dhe gjëra të tjera. Kemi fenomen për shembull, nëse e shihni nëpër video, e shihni një kamion aty i cili vjen prej Serbisë, hyn nëpër urën e Bërnjakut që është mbi pikën kufitare të Bërnjakut, vazhdon rrugën, vjen këtu tek Mitrovica, merr dokumentacionet që janë këtu, domethënë dyshimet janë që gjoja se ai mall po merret në Mitrovicë dhe mandej shkon e shitet në Prishtinë. Ky si fenomen është me interes”, theksoi Elshani.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Rasti trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Preteni.

elshanikosovësbashkë

Të ngjashme

Tahiri reagon ndaj retorikës kundër Kosovës në Serbi: Boll më me manipulime dhe mashtrime elektorale

Tahiri reagon ndaj retorikës kundër Kosovës në Serbi: Boll më me manipulime dhe mashtrime elektorale

16:25
Tahiri i Aleancës për fushatën në Serbi: Boll më me retorikë nacionaliste kundër Kosovës

Tahiri i Aleancës për fushatën në Serbi: Boll më me retorikë nacionaliste kundër Kosovës

16:22
Goditet kontrabanda në veri: Sekuestrohen mbi 22 automjete dhe mallra mbi 200 mijë euro, asgjësohen 504 shpezë

Goditet kontrabanda në veri: Sekuestrohen mbi 22 automjete dhe mallra mbi 200 mijë euro, asgjësohen 504 shpezë

11:39
Musliu: E papranueshme që një qytetar të futet në kamp sikur është në guidë turistike

Musliu: E papranueshme që një qytetar të futet në kamp sikur është në guidë turistike

11:17

Më shumë nga Lajme

  • 16:48FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike
  • 16:35Edi Rama e publikon fotografinë familjare nga Shën Stefani pa Albin Kurtin
  • 16:35Haradinaj për Ligjin e Speciales: Nëse kthehet në Kuvend, duhet të ashpërsohet e jo të zbutet
  • 16:25Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep
  • 16:19U shtrua në spital, familja e Gani Gecit del me njoftim për gjendjen e tij