Avokati i familjes Zejnullahu nga Banulla e Lipjanit, së cilës i vdiq djali, Agoni, në duart e Policisë, Asdren Hoxha, ka njoftuar se nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancën e sotme ndaj policëve të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar i njëjti për GazetënDemos.
“S’na lanë me marr pjesë neve si palë e dëmtuar. Ashtu kishte vendos gjyqtarja e procedurës paraprake. Ajo ka vendos që mos me e leju përqafësuesin e palës së dëmtuar me marr pjesë”, tha ai.
“Trupi gjykues ka vendos vetëm t’i dëgjojë avokatët e palës së dyshuar dhe me shkresë mbrojtjen e të akuzuarve”, shtoi ndër tjera Hoxha për GazetëDemos.