Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Koci për protestën në Hagë: Nëse krerët e UÇK-së janë kriminelë, atëherë të gjithë ne luftëtarët e lirisë jemi kriminelë

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 18:58
Koci për protestën në Hagë: Nëse krerët e UÇK-së janë kriminelë, atëherë të gjithë ne luftëtarët e lirisë jemi kriminelë

Protesta e organizuar me 7 gusht te këtij viti më kerkesë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së do vazhdojë me 14 shtator në Hagë, atje edhe ku po bëhet gjykimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Kjo protestë po organizohet me interesim të madh nga diaspora dhe nga qytetarët e Kosovës.

Kështu të paktën ka deklaruar organizatori i kësaj proteste për diasporë, Fatmir Koci.

“Organizimi i protestës po shkon mirë. Jemi shumë të angazhuar sepse interesimi është i madh si nga diaspora, Evropa dhe Amerika. Po bëjmë gjithçka që t’u përgjigjemi kërkesave të mërgimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve për një protestë të qetë dhe gjithpopullore,” tha Koci.

Ai bëri të ditur se vetëm deri tani nga Kosova janë rezervuar pesë autobusë dhe rezervimet po vazhdojnë çdo minutë.

Poashtu, Koci tha se përkrahje për protestën ka ardhur edhe nga Maqedonia e Veriut, ku një autobusë me veteranë ka konfirmuar pjesëmarrjen.Sa i përket partive politike, Koci theksoi se që në fillim u është bërë thirrje të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partive për mbështetje, por sipas tij, protesta nuk ka ngjyrime politike.

“Kjo nuk është protestë e asnjë partie politike, por protestë gjithëpopullore mbarëshqiptare,” u shpreh ai.Koçi tha se mesazhi i protestës do të jetë i qartë dhe se nuk do të lejojnë që në emër të drejtësisë të ndodhin padrejtësi.

“Ne nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhin padrejtësi. Në Hagë do të protestojmë jo për emra të përveçëm, por për mbrojtjen e luftës sonë të drejtë dhe të pastër. Do të mbrojmë shtetësinë e Kosovës, sepse aty po gjykohet lufta jonë e shenjtë dhe shtetësia e Kosovës. Aty po mbahen krerët e UÇK-së. Ne jemi ata, ata janë ne. Domethënë ata janë vetë liria, vetë populli i Kosovës.”Koci poashtu aktakuzën e ngritur për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, e quajti të padrejtë dhe konsideroi se e njejta duhet të bie poshtë.

“Neni 35 i aktakuzës duhet të bie poshtë, sepse nëse krerët e UÇK-së janë kriminelë, atëherë të gjithë ne luftëtarët e lirisë jemi kriminelë. Prandaj, si OVL-UÇK dhe si përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, do të qëndrojmë gjithmonë me krerët e UÇK-së.

Koçi përmbylli duke thënë se protesta do të jetë e qetë, por shumë e madhe, duke dërguar mesazhin e unitetit të shqiptarëve në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

Protesta do fillojë nga ora 14:00.

Speciale

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil