Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Buja me planprogram për arsimin në Lipjan: Planifikojmë mësimin tërëditor për klasat 0-5

GD
Gazeta Demos14 shtator 2025 në 20:23
Buja me planprogram për arsimin në Lipjan: Planifikojmë mësimin tërëditor për klasat 0-5

Ndër dhjetëra temat e prekura në planprogramin e kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Lipjani, Shukri Buja është edhe arsimi, të cilin e shpalosi sot në pika të shkurta.

Buja tha se mësimi i tërë ditës për klasat 0 deri në 5 është një mundësi e re për fëmijët që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.

“Gjatë gjithë ditës, ata jo vetëm që ndjekin mësimin sipas kurrikulës, por marrin edhe mbështetje shtesë, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe hapësirë për të zhvilluar kreativitetin.

Në shkollë, fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore, duke ndërtuar miqësi dhe duke mësuar të bashkëpunojnë”, tha ai.

VIDEO

Buja gjithashtu tha se ky program fillon si pilot në tri shkolla, një në qendër dhe dy në zonat rurale, duke u bërë shembull për një arsim më të mirë në gjithë vendin me mundësi zgjerimi edhe në shkolla tjera.

“Ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë, sepse çdo ditë shkollore është një mundësi e re për rritje dhe ëndrra të realizuara”, shtoi kandidati i PDK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 18:47Shënohet 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut
  • 18:43“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi
  • 18:42Gruda: Kryetari i Kuvendit është ceremonial, a po doni na me shku me 22 deputetë me marrë spikerin e Parlamentit?
  • 18:31Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, viktima është dërguar për QKUK
  • 18:27Shtetasi i Maqedonisë së Veriut prangoset në Ferizaj, kërkohej nga INTERPOL-i