Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 20:10
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani

Një përplasje publike ka shpërthyer mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, dhe ish-inspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, pas deklaratave të ndërsjella në rrjete sociale.

Qorolli ka ngritur akuza dhe pyetje lidhur me rolin e Ramadanit në AKI dhe me shpenzimet që, sipas tij, lidhen me rastin e Fatmir Shehollit.

Ai i ka kërkuar Ramadanit të flasë për aktivitetet e tij si ish-zyrtar i AKI-së dhe duke e pyetur për një shumë prej 640 mijë eurosh, për të cilën pretendon se është shpenzuar në terren.

“Le të flet tash një ish-çkofinovik i AKI-së, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, emrin ia thënë Burim, mbiemrin s’ia mbaj mend dot, me duket e quajnë Qymyrxhiu – se si agjencia e mbikëqyrur prej tij në kohën e tij – e ka paguar në shumën prej 640 mijë eurove, shpenzime me letra të Serbisë, Fatmir Shehollin!”, ka shkruar Qorolli.

Ai më pas e ka sfiduar Ramadanin që të japë sqarime për këtë çështje.

“Pastaj le të del çdo mengjes, le të çirret nëpër sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar Qorolli.

Ramadani i është përgjigjur duke kërkuar që AKI-ja dhe sektori i sigurisë të mos përfshihen, sipas tij, në propagandë politike.

“Vigan, të lutem ruaje AKI-në dhe sektorin e sigurisë, mos u përfshijë në propagandë armiqësore, duke dashur që të me sulmosh mua si individ në politike”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kërkuar nga Qorolli që pyetjet t’i drejtojë në Kuvend. “Pyeti shefat tu. Pyeti kolegët tu”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani ka mohuar se ka bërë propagandë kundër AKI-së gjatë periudhës së tij si zyrtar i institucionit.

“Unë jam emëruar më 25 nëntor 2019 dhe kam dhënë dorëheqje më 22 dhjetor 2022. Mos përhap propagandë armiqësore ndaj AKI-së për asnjë periudhë”, ka shkruar ai.

Në fund, Ramadani ka kërkuar nga Qorolli që të kërkojë falje dhe ta fshijë postimin.

“Normalisht, të kërkoj të kërkosh falje dhe ta heqësh postimin. Në të kundërtën, SHIHEMI NË GJYKATË!”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani ka shtuar se sektori i sigurisë është një përgjegjësi shumë e madhe dhe sipas tij nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë.

qorolliramadanimijë

Të ngjashme

SHBA-ja përgatitet për revokim masiv vizash, rrezikojnë të preken rreth 200 mijë persona

SHBA-ja përgatitet për revokim masiv vizash, rrezikojnë të preken rreth 200 mijë persona

21:00
“Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit.” – Zeka: Edhe lopa e din që Fatmiri ka punu në UDB

“Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit.” – Zeka: Edhe lopa e din që Fatmiri ka punu në UDB

18:22
Ramadani: E keni ditur se pas Banjskës vagonat dhe paratë shkojnë në Serbi, manipulimi nuk kalon

Ramadani: E keni ditur se pas Banjskës vagonat dhe paratë shkojnë në Serbi, manipulimi nuk kalon

09:25
​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj

​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj

22:57

Më shumë nga Lajme

  • 21:17Kaq janë pritjet në pikat kufitare
  • 21:15Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb
  • 21:14Fejza: BIA e Serbisë ka punuar për ta diskredituar Kurtin
  • 21:09​Admirali Wikoff tregon se kush vendos për hapjen e urës së Ibrit për automjete
  • 21:00Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës