Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, zhvilloi një takim të drejtpërdrejtë me banorët e fshatit Peqan, ku u diskutuan problemet kryesore që po i preokupojnë qytetarët prej vitesh, shkruan GazetaDemos.
Në fokus të diskutimit ishin mungesa e ujit të pijshëm, gjendja e rëndë e kanalizimeve si dhe rrugët e amortizuara e të lëna pas dore.
Shala theksoi se kjo gjendje nuk mund të tolerohet më dhe premtoi veprim konkret.
“Peqani dhe gjithë Suhareka meritojnë më shumë!”, përfundoi ai, duke përsëritur zotimin për një qeverisje më të përgjegjshme dhe më afër qytetarëve.
Postimi i plotë:
Peqani
