Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pazare me miliona mbi tokat e qytetarëve të Drenasit – PDK kërkon hetim urgjent ndaj Lladrovcit

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 13:46
Pazare me miliona mbi tokat e qytetarëve të Drenasit – PDK kërkon hetim urgjent ndaj Lladrovcit

Dega e PDK-së në Drenas ka reaguar me një komunikatë për media pas publikimit të incizimeve që përfshijnë kryetarin në ikje të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Në reagim thuhet se në incizim dëgjohen pazare që nuk bëhen për centa, por për miliona euro, duke u ndërtuar një strukturë e organizuar që ka ngritur sistem pazari mbi tokat komunale dhe pasurinë publike, të trajtuara si mall privat.

“Një nga elementet më shqetësuese është çështja e mbi-ndërtimit mbi pronë publike. Vetë kryetari në ikje jo vetëm që nuk e pengon, por e inkurajon mbi-ndërtimin e paligjshëm mbi 4 mijë metra katrorë pronë publike. Madje këtë shkelje flagrante të ligjit e arsyeton si rritje të vlerës për ‘interes publik’, kurse e vërteta është e kundërta: vlera po i rritet vetëm xhepave të tij dhe rrethit të ngushtë të profiterëve”, thuhet në komunikatë.

PDK thekson se prona publike nuk mund të trajtohet si valutë pazari, e as mbi-ndërtimi nuk mund të legalizohet me marrëveshje private. Sipas tyre, incizimet e publikuara dëshmojnë qartë se bëhet fjalë për përfitime të ngushta personale e jo për interes qytetar apo zhvillim urban.

“Nga kontratat te tokat komunale, nga mbi-ndërtimi te milionat është ndërtuar një model i tërë i plaçkitjes së pasurisë publike”, theksohet më tej.

Në fund, PDK Drenas kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë hetim të plotë të këtij rasti, duke paralajmëruar se çdo vonesë është rrezik për qytetarët dhe fyerje për drejtësinë.

POSTIMI:

DrenasPDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Shenoll Muharremi i përgjigjet Nasim Haradinajt: Çka po përfitojmë nëse e kallim Kosovën?
  • 16:34Hoxha flet rreth armatimit që u gjet në veri
  • 16:30Ilir Kërçeli- Avdullah Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton?
  • 16:28Armatimi në veri, Sveçla jep detaje
  • 16:17Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak