Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga shërbimet sekrete serbe

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 23:55
Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga shërbimet sekrete serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”, duke e cilësuar si tronditëse sasinë e energjisë dhe propagandës që Serbia ka investuar për ta paraqitur rastin si një “inskenim i Kosovës”.

Sipas Musliut, aktakuza e Prokurorisë Speciale dëshmon pa asnjë dyshim se sulmi është kryer nga persona të rekrutuar dhe të trajnuar nga Shërbimi Sekret Ushtarak i Serbisë, të cilët ishin të pajisur me armatim dhe eksploziv ushtarak. Përveç sabotimit të infrastrukturës strategjike, ata kishin kryer edhe vëzhgime të ndjeshme të sigurisë.

“Sulmi ishte kryer nga serbë të rekrutuar nga Shërbimet Sekrete të Serbisë. Kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të ushtarëve amerikanë të KFOR-it dhe kanë fotografuar bazën e Njësive Speciale të Policisë”, theksoi Musliu.

Njëri nga të pandehurit, Jovan Viçentijeviq, i identifikuar si toger i Shërbimit Sekret Ushtarak serb dhe i trajnuar në Serbi, dyshohet jo vetëm për pjesëmarrje në sulmin terrorist, por edhe për aktivitete të drejtpërdrejta spiunazhi.

Musliu nënvizon se Viçentijeviqi kishte propaganduar krijimin e një organizate të rreme për “çlirimin e trojeve shqiptare”, me qëllim baltosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krijimin e konfuzionit tek ndërkombëtarët.

Eksperti e përshkroi këtë rast si shembull tipik të operacioneve hibride të Serbisë.

“Modus operandi i Serbisë: kryeje aktin, akuzoje tjetrin, krijo huti tek ndërkombëtarët dhe përdor Kosovën për propagandë”, ka shkruar ai.

Musliu vuri në dukje edhe një element kyç të hetimit: analizën gjeologjike të kryer nga FBI, e cila ka vërtetuar se mostrat e dheut të gjetura në çizmet e vëllezërve Viçentijeviq përputheshin me dheun në zonën e Ibër-Lepencit. Sipas Musliut, kjo provë rrëzon përfundimisht narrativën serbe për “inskenim”.

Musliu thekson se institucionet e Kosovës kanë bërë punën e tyre dhe se tani është radha e partnerëve ndërkombëtarë që ta lexojnë drejt situatën.

“Republika e Kosovës e ka bërë pjesën e vet. Mbetet që partnerët tanë ndërkombëtarë ta lexojnë drejt këtë rast dhe të mos bien më pre e propagandës serbe”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se rasti dëshmon qartë se sa shumë ka investuar Serbia për ta fajësuar Kosovën.

Iber

Më shumë nga Lajme

  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
  • 11:02Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut
  • 11:00A po shndërrohet gjuha e urrejtjes në mekanizëm për mbajtjen e pushtetit në Kosovë?
  • 10:33Aksidenti me dy të vdekur në Surkish të Podujevës, dërgohet në mbajtje shoferi