Që nga viti 2010 e deri më 26 tetor 2026, në Kosovë janë regjistruar 67 gra si viktima të vrasjeve brenda familjes.
Sipas të dhënave të publikuara nga Radio Evropa e Lirë, viti 2026 shënon numrin më të lartë të rasteve në këtë periudhë, me tetë gra të vrara deri më 26 tetor.
Pas vitit 2010, kur u regjistruan gjashtë raste, numri i grave të vrara ishte pesë në vitin 2011 dhe tri në vitin 2012. Në vitin 2013 u regjistrua një rast, ndërsa në vitet 2014 dhe 2015 nga tri raste.
Në vitet 2016 dhe 2017 u regjistruan nga dy raste, përderisa në vitin 2018 numri u rrit në shtatë. Në vitin 2019 u vranë pesë gra, ndërsa në vitin 2020 u regjistruan po ashtu shtatë raste.
