Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja e ALDE, Svenja Hahn, mbështet Bedri Hamzën dhe PDK-në: Kosovës i duhet lidership që bashkon dhe sjell stabilitet

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 11:21
Presidentja e ALDE, Svenja Hahn, mbështet Bedri Hamzën dhe PDK-në: Kosovës i duhet lidership që bashkon dhe sjell stabilitet

Presidentja e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), ALDE, Svenja Hahn, ka shprehur mbështetjen e saj për Bedri Hamzën dhe Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se Kosova ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj demokratik.

Në videomesazhin e saj, Hahn vlerëson se çdo demokraci ka nevojë për stabilitet, unitet dhe miq të fortë e të besueshëm, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës varet nga një udhëheqje që di t’i bashkojë njerëzit, të qeverisë me përgjegjësi dhe të forcojë partneritetet me Evropën dhe komunitetin ndërkombëtar.

Ajo thekson se Bedri Hamza është një lider me përvojë, me dorë të sigurt dhe me bilanc të dëshmuar në shërbimin publik, i cili e kupton rëndësinë e stabilitetit ekonomik, forcimit institucional dhe vlerave demokratike. Sipas Hahn, PDK dhe Bedri Hamza janë të përkushtuar ndaj dialogut, bashkëpunimit dhe një të ardhmeje evropiane për Kosovën.

“Kosova meriton një udhëheqje që bashkon dhe që sjell rezultate”, përfundon presidentja e ALDE, duke konfirmuar mbështetjen e familjes liberale evropiane për vizionin dhe lidershipin e Bedri Hamzës.

bedri hamzaPDK

Më shumë nga Lajme

  • 10:36Mbi 2,500 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë, 24 persona të arrestuar
  • 10:22Gjykata jep detaje për paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn
  • 10:19PDK njofton: Konferencë në Kuvend sot në ora 14:00
  • 10:17Vazhdon shtrenjtimi i naftës, publikohen çmimet për sot
  • 10:15Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen armë, qindra fishekë dhe pajisje ushtarake