Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

7 qershori – data e zgjedhjeve të reja

GD
Gazeta Demos30 prill 2026 në 16:12
7 qershori – data e zgjedhjeve të reja

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka caktuar 7 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Përfaqësuesit e partive politike kanë shprehur pajtim që 7 qershori të jetë datë e zgjedhjeve, pas takimit që kanë pasur me ushtruesin e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për ta cilado datë brenda afatit kushtetues është në rregull. Por ka theksuar se ka pajtim nga shumica për 7 qershorin.

“Për PDK-në cila do nga datat brenda afateve kushtetuese dhe brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qoftë 31 maji apo 7 qershori… Partia Demokarike e Kosovës do të shkon në zgjedhje si Partia Demokratike e Kosovës, brenda listës së PDK-së sigurisht se do te ketë edhe risi edhe emra dhe figura të tjera”, ka thënë Hamza.

E përfaqësuesi i AAK-së, Ardian Gjini, gjithashtu ka konfirmuar se ka dakordësi për 7 qershorin.

“Prej asaj që pamë në takim me kryetaren e kuvendit dhe me partitë politike ka një dakordancë pothuajse të plotë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori edhe ne jemi pajtuar edhe pse nuk kemi pasur ndonjë preferencë të posaçme”, u shpreh Gjini.

Ngjashëm u shpreh edhe Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së.

“Si LDK dhamë opinionin tonë që brenda kornizave ligjore të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve. Me që ishte një arsyetim që KQZ e ka kërkuar këtë datë për shkak të përgatitjeve dhe natyrisht ne e kuptojmë… LDK i ka hapur dyert për bashkim të gjithë ata që i kanë vlerat tradicionale të LDK-së”, theksoi Lushaku.

Më shumë nga Lajme

  • 21:29Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike, kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë
  • 21:26Thaçi u çoi selam nga Haga, protestuesit edhe sonte mbushin sheshin e Prishtinës
  • 21:22Mediumi gjerman kritikon vendimin e Hagës: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit u dënuan më pak
  • 21:20“Albin Kurti o dashtë me thirrë menjëherë një seancë”
  • 21:17Gruda: Nëse LVV premton mbështetje, PDK tërheq kërkesat në Kushtetuese