Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të mbështesin AAK-në dhe kandidatët e saj, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit.

“Kanë mbetur edhe 7 ditë deri më 28 dhjetor. 7 është edhe numri im në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Andaj, të dielën, votoni për Aleancën, për numrin 129 dhe për kryetarin Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovës”, ka deklaruar Lekaj.

VIDEO: