Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka mohuar raportimet se ka pasur probleme me sistemin e rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) “1 Tetori” në Prishtinë.
Elezi deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë ndërprerje e platformës së rezultateve.
Ai sqaroi se është bërë vetëm një pauzë e shkurtër teknike, e nevojshme për zëvendësimin e disa kamerave në qendrën e numërimit.
