Dita Ndërkombëtare e Gruas, shënohet çdo vit më 8 mars për të kujtuar kontributin dhe rolin e grave në shoqëri.
Në historinë shqiptare, gratë kanë pasur rol të rëndësishëm në periudha të ndryshme, nga rezistenca dhe lufta për liri, deri te përfaqësimi në politikë, kulturë, sport e shumë fusha të tjera.
Ndër figurat që përmenden shpesh në historinë shqiptare është Shotë Galica, e njohur për pjesëmarrjen e saj në rezistencën kundër pushtimit serb në fillim të shekullit XX.
Ajo konsiderohet një nga gratë që simbolizojnë qëndresën dhe përfshirjen e grave në përpjekjet për liri, raporton Klankosova.tv.
Në fushën e humanizmit, emri i Nënës Terezë është ndër më të njohurit në botë.
E lindur me origjinë shqiptare, ajo u bë simbol i përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë e besa për punën e saj humanitare u nderua edhe me Çmimin Nobel për Paqe.
Në historinë më të re të Kosovës përmenden edhe gra që janë bërë simbol i qëndresës dhe forcës përballë sfidave.
Mes tyre janë Fahrije Hoti, e njohur për angazhimin e saj në fuqizimin e grave në Krushë të Madhe pas luftës, si dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila publikisht ka rrëfyer përjetimet e saj dhe është angazhuar për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
