Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 14:45
A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e saj në një konferencë të sotme për media.

Duke mohuar se ka dorëzuar dosje në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK’së, ajo tha se kjo temë është bërë “bozë”.

“Deklaratat që më lidhin mua me bashkëpunimin, tashmë është bërë bozë sepse i kam shpjeguar disa herë. Nuk kanë asnjë hallkë, as me UNMIK as me EULEX, as me Gjykatën Speciale, nuk ka asnjë pikëtakim timin, as direkt dhe as indirekt. Edhe pak durim duhet të kemi sepse aktgjykimi do të vijë shpejt. Ata që më së shumti kanë bërtitur në këtë lëmi e më kanë etiketuar, të paktën para pasqyrës të skuqen në një moment, por që kanë përsëritur gënjeshtrat të vëna në qarkullim nga ata vetë”.

Ndërkaq, Gërvalla tha se pas aktgjykimit dënues që iu shqiptua katërshes në Hagë, ajo nuk ka heshtur sepse në emër të saj ka folur kryeministri Albin Kurti.

“Unë s’kam heshtur, jam ministre e Drejtësisë, kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të Qeverisë. Unë bashkë me ekipin qysh ditën e parë i jam futur punës me qëllim që të përgatitemi me një betejë. Sepse çështja e Gjykatës Speciale është betejë ligjore, jo deklaratash në media. Ne duhet të jemi profesionistë, të mençur, me kokë të ftohtë, duhet të përgatitemi për fazat e ardhshme”,

Në fund, për dorëheqjen, Gërvalla refuzoi të flasë nëse do ta jep ose jo përveçse tha se është e drejtë e gjithkujt të shprehë kërkesa të tilla për anëtarët e qeverisë.

“Është e drejtë e secilit qytetar që të kërkojë dorëheqjen e secilit ministër. Më në fund jetojmë në një shtet demokratik ku është e drejtë e secilit të shprehë mendimin e tij. Nuk e komentoj kërkesat për dorëheqje, por as t’ia ndaloj fjalën askujt”.

sepsekanëgërvalla

Të ngjashme

Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media

Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media

14:24
Verdikti i Hagës, Gërvalla: Ministria po e analizon projektligjin e PDK, kërkon analizë të kujdesshme

Verdikti i Hagës, Gërvalla: Ministria po e analizon projektligjin e PDK, kërkon analizë të kujdesshme

14:20
Gërvalla: Ligji për Byronë do të krijojë mekanizëm për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gërvalla: Ligji për Byronë do të krijojë mekanizëm për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

13:40
Donika Gërvalla sot del në konferencë për media

Donika Gërvalla sot del në konferencë për media

09:24

Më shumë nga Lajme

  • 16:02Ndeshja Austri – Kosovë nën masa të rrepta sigurie, policia vendos rregulla të veçanta për tifozët
  • 15:55Adrian Morina, Arta Jashari e Fahri Fazliu i Ri në natën e 11-të të protestës në shesh
  • 15:32Haxhiu dhe Kurti nderojnë martirët dhe dëshmorët në Abri të Epërme: Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi
  • 15:31Fahri Fazliu i ri flet sonte në protestën “Jo në emrin tim”
  • 15:26Ambasadori i ri amerikan ia dorëzon kredencialet, Begaj: SHBA aleat i pa zëvndësueshëm për ne