Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? Flet deputeti Rexhaj

GD
Gazeta Demos11 gusht 2025 në 14:36
A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? Flet deputeti Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se kjo parti do të vazhdojë me Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare edhe në tri seancat e radhës, pas aktgjykimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive.

Ai ka thënë se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovës dhe se propozimi i saj është bërë bashkë me partnerët e tyre Guxo dhe Alternativa.

I pyetur në Tëvë1 se cili do të jetë veprimi i tyre nëse Haxhiu nuk merr votat e mjaftueshme pas tri përpjekje ai ka thënë se për këtë do të vendoset në kryesi dhe Grupin Parlamentar.

“E kemi Albulena Haxhiun sepse bashkë me partnerët tanë e kemi vendosë, sepse është gruaja më e votuar në Kosovës dhe është e drejtë e jona propozimi. Konstituimi i Kuvendit do të ishte akt solem dhe këta po dëshirojnë që të mos ketë Qeveri Kurti, mirëpo po harrojnë, Qeveri Kurti do të ketë, sepse qytetarët po e dëshirojnë këtë. Ne do të shkojmë me znj. Haxhiu dhe pastaj do të mblidhemi si kryesi, si Grup Parlamentar ku do të diskutojmë për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Rexhaj.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk mund të votohet mbi tri herë dhe se votimi duhet të bëhet në mënyrë të hapur.

Ende nuk dihet se kur të mbahet seanca e parë pas këtij aktgjykimi, pasi i njëjti ende nuk është publikuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk ka hyrë në fuqi.

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Kurti zbulon ofertën e tij më të mirë për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri
  • 11:56Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”
  • 11:55Bytyqi: Serbia nuk e njeh Kushteututën, por që edhe VV nuk e njeh nuk e kemi ditë
  • 11:49Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin
  • 11:39Albin Kurti e quan mik Lumir Abdixhikun: Është dashur ta pranojë ofertën time për bashkëqeverisje, se s'i kam premtuar pak