Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A do të jetë kandidat për deputet i LDK-së, flet Agim Veliu

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 10:15
A do të jetë kandidat për deputet i LDK-së, flet Agim Veliu

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhja Demokratike e Kosovës dhe diskutimet për bashkimin e së djathtës politike.

Ai e ka lënë të hapur mundësinë e futjes në garën e zgjedhjeve të 7 qershorit, por sipas tij, krerët e partisë duhet të marrin iniciativën.

“Duhet t’i pyetni shefat e partisë. Ata pyetni. Siç po i thërrasin të tjerët në parti, po thoni ‘po e bashkojmë të djathtën’”, deklaroi Veliu.

Ai theksoi se vazhdon të jetë pjesë e LDK-së, duke mohuar mundësinë e largimit nga partia.

“Në LDK jam, s’kam ku shkoj. Kam ku shkoj boll, por nuk dua të shkoj, ky është problemi. Unë jam LDK, jam i djathtë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur për të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, gjatë së cilës pritet të nominohet kandidati për kryeministër.

Në këtë mbledhje do të bëhet edhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë, ndërsa pritet të shqyrtohet edhe bashkëpunimi me Vjosa Osmani.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbahet nesër nga ora 12:00.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 07:53Mot me diell, ky është parashikimi për sot
  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO