Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka reaguar pas dënimit të Hysri Selimit me gjashtë vjet burgim për spiunazh, duke e cilësuar vendimin e gjykatës si tepër të lehtë.
Në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7, Veseli u shpreh i zhgënjyer me masën e dënimit, duke theksuar se Selimi, sipas tij, ka vepruar në interes të një shteti armik.
