Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A mund të votoni si i rregullt ose me kusht në një komunë tjetër, KQZ del me detaje

GD
Gazeta Demos12 tetor 2025 në 07:03
A mund të votoni si i rregullt ose me kusht në një komunë tjetër, KQZ del me detaje

Votuesit që nuk do të mund të jenë në komunën e tyre, nuk do të kenë mundësi të votojnë në komunën ku mund të ndodhen në ditën e zgjedhjeve më 12 tetor.

Madje, kjo nuk do të jetë e mundur as duke votuar me kusht, siç ishte mundësia në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se ky ndryshim është pasi në zgjedhjet për Kuvend, Kosova është një zonë e vetme zgjedhore, ndërkaq në Zgjedhje Lokale secila komunë është një zonë zgjedhore.

“Për dallim nga zgjedhjet për Kuvend, ku e gjithë Republika e Kosovës është një zonë e vetme zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë përbën një zonë të veçantë zgjedhore. Në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë. Pra, një votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i regjistruar dhe jo në ndonjë komunë tjetër”, sqaroi Elezi.

Sipas tij, një votues i një komune të caktuar, nuk mund të votojë as me kusht në komunën tjetër.

“Për arsye se një votues i regjistruar në një komunë nuk mund të votojë në komunën tjetër, as votimi me kusht nuk është i mundur nga një komunë në tjetrën. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Më 12 tetor, në çdo komunë do të hapet nga një Qendër Votimi për mundësimin e votimit me kusht”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime prej të cilave 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvotime të caktuara për votimin e rregullt, ndërkaq 38 Qendra të Votimit me githsej 54 vendvotime për votimin me kusht.

KQZValmir Elezizgjedhjet lokale

Më shumë nga Lajme

  • 00:00“Krejt lojë për 27 dhjetorin”, Thaçi thotë se këtë datë po e synon Kurti për zgjedhjet e reja
  • 23:29Abdixhiku për Bekim Sejdiun: Është rugovist, kisha frikë se VV në fund do ta prishte marrëveshjen
  • 23:23Abdixhiku: Ne po propozojmë, e para meje prej zarfave e kanë marrë vesh kush u bë president
  • 23:20Graishta pas aksidentit tragjik: Zero tolerancë për çdo shkelje trafiku që rrezikon jetën e qytetarëve
  • 23:18Enver Hoxhaj nga Gjakova: Edhe 13 ditë deri në ditën e shumëpritur të lirisë