Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka mohuar se pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë do të ketë tensione apo përplasje mes tij dhe kundërshtarëve brenda LDK-së.
Në një deklaratë për emisionin Debat Plus, Ferati bëri të ditur se punimet e Kuvendit të Jashtëzakonshëm do të vazhdojnë pas një pauze
“Punimet e Kuvendit vazhdojnë pas pauzës prej 30 minuta. Kryesimin e këtij Kuvendi e vazhdon kryetari i rikonfirmuar, Lumir Abdixhiku.”
