Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A shënuan ngritje çmimet e importit?

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2025 në 18:24
A shënuan ngritje çmimet e importit?

Agjencia e Statistikave të Kosovës bënë të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënie për 1.9% në Tremujorin e tretë 2025, krahasuar me Tremujorin e dytë 2025. Ndërkaq, krahasuar me TM3 2024, Indeksi pati rënie prej 0.2%.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: vajrat ushqyese me 6,2%, këpucët 3,9%, druri dhe artikujt e tij 1,4%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.6% dhe mjetet e transportit 0,3%.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e saj me 24.5%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës me 8.2%, produktet minerale me 6,4%, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 5.6%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre me 3.4%, letra dhe artikujt e saj me 2,6%, etj.

ASK tha se çmimet e importit në Kosovë patën rënie në një mesatare prej 0,2% ndërmjet TM3 2025 dhe TM3 2024.

Kurse, ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: shtazët e gjalla, dhe produktet e shtazëve 8,0%, këpucët 3,9%, druri dhe artikujt prej tij 3,4%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 2,6%, produktet bimore 2,4%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1,7%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të çelçit 1,4% dhe mjetet e transportit 0.5%.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve: lëkura dhe artikujt prej saj me 6.0, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë me 4.7%, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre me 4,7%, artikujt e ndryshëm të prodhuar 3,9%, letra dhe artikujt prej saj me 3.5%), etj”, njofton ASK./KosovaPress

Market

Më shumë nga Lajme

  • 14:01Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës
  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve
  • 13:48Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
  • 12:54Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj
  • 12:38Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues