Me të nis sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, ajo që u ndje në Kosovë ishte edhe çmimi i derivateve, por që kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se Kosova ka mjaftueshëm derivate.
Berjani në përgjigje me shkrim tha se çmimet në Kosovë janë stabile, ku këtu i referohet që një litër naftë nga 1 euro e 23 cent, tani kushton 1 euro e 35 cent.
“Sot, çmimet sillen përafërsisht: Dizeli nga 1.23 € deri në 1.35 € për litër, Benzina nga 1.24 € deri në 1.34 € për litër. Çmimet e derivateve tash e tre muaj kanë qenë stabile. Nuk ka pasur lëvizje në bursë,” deklaroi Berjani.
Ai shtoi se lufta në Iran, rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje të prodhimit, si dhe situata në Ngushticën e Hormuzit një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë po ndikojnë drejtpërdrejt në tregjet globale.
