Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abazi: Kurti është i njohur për luftë ndaj bashkëpunëtorëve politikë, do të mbetet i vetëm në pushtet

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 14:39
Abazi: Kurti është i njohur për luftë ndaj bashkëpunëtorëve politikë, do të mbetet i vetëm në pushtet

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, është emëruar drejtor i Portit të Durrësit në Shqipëri.

Emërimi i tij është konfirmuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë, e cila ka njoftuar se Aliu do të drejtojë portin më të madh në vend.

Vendimi vjen vetëm dy muaj pas dorëheqjes së tij nga Qeveria Kurti, të cilën Aliu e kishte arsyetuar si “vendim personal”, por që lidhej drejtpërdrejt me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka komentuar emërimin e Liburn Aliut si drejtor i Portit të Durrësit, duke e cilësuar këtë si pjesë të “lojërave politike” mes të majtës në Shqipëri dhe asaj në Kosovë.

Abazi tha se Liburn Aliu ka qenë një nga themeluesit e Vetëvendosjes, por sipas tij, largimi nga politika kosovare lidhet me mënyrën se si Albin Kurti e udhëheq partinë.

Ai ka thënë se Kurti njihet për luftën ndaj partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, dhe se dorëheqja e Aliut është një betejë tjetër pas shumë eliminimeve që Kurti ka bërë për të mbetur i vetëm në pushtet.

‘’Liburni ka qenë themelues i Vetëvendosjes por meqë Kurti është i njohur për luftë ndaj partnerëve e bashkëpunëtorëve politikë kjo është edhe një betejë pas gjithë atyre eliminimeve që ka bërë për të mbetur i vetëm në pushtet’’, tha Abazi për Front Online.

Sa i përket Shqipërisë, Abazi thotë se kjo është një lëvizje e koordinuar mes të majtës në Shqipëri dhe asaj në Kosovë që sipas tij shpesh “ngacmojnë njëra-tjetrën me pozicione”.

Ai ka kujtuar se në të kaluarën në poste të ngjashme kanë qenë edhe Besa Shahini dhe Hajrulla Çeku, ndërsa ky i fundit tashmë është kthyer tek Kurti.

‘’Për Shqipërinë mendoj që këto janë lojëra të së majtës në Shqipëri me të majtën në Kosovë që ngacmojnë njëri-tjetri me pozicione. Në të kaluarën kanë qenë këta ministrat Hajrulla Çeku e Besa Shahini. Hajrulla Çeku është kthyer tek Kurti do të thotë janë lojëra që e majta në Shqipëri e e majta në Kosovë kanë bërë me njëra-tjetrën’’, tha Abazi.

Albin KurtiHaki Abazi

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil