Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është nisur drejt sallës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të nis pas pak seanca plenare për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Megjithatë, gjatë hyrjes së tij në Kuvend, ai është ndaluar nga gazetarët, por nuk ka pranuar të deklarohet për zhvillimet e fundit politike.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për të votuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit.