Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lumir Abdixhiku , ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në tubimet qendrore të fushatës zgjedhore të LDK-së, duke i cilësuar ato si një “manifestim i përbashkët i një ëndrre të madhe për vendin, qytetet dhe komunat tona”.
Abdixhiku vlerësoi entuziazmin dhe mobilizimin e madh që është shfaqur gjatë ditëve të para të fushatës, duke theksuar se mbështetja në rritje për LDK-në është një tregues i qartë i fitores që po afrohet.
I plotë:
JU FALEMINDERIT!
Një falenderim i veçantë, – në mes të kësaj fushate – për të gjithë pjesëmarrësit e tubimeve tona qendrore deri më tani.
Tubimet tona ishin manifestim i përbashkët i një ëndrre të madhe që kemi për vendin, qytetet tona e komunat tona.
