Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku në Kaçanik: Betim Shala nuk është larg njerëzve, por gjithmonë pranë tyre

GD
Gazeta Demos21 shtator 2025 në 17:57
Abdixhiku në Kaçanik: Betim Shala nuk është larg njerëzve, por gjithmonë pranë tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim në Kaçanik në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

Derisa prezantoi kandidatin për kryetar Komune, Betim Shalën, Abdixhiku u shpreh bindshëm se Shala është zëri i qytetarëve.

“Betimi është ndryshe nga të tjerët. Ai nuk e sheh pushtetin si privilegj, por si përgjegjësi. Ai nuk flet me slogane boshe, por me gjuhën e së vërtetës. Ai nuk është larg njerëzve, por gjithmonë pranë tyre. Në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo rrugë të Kaçanikut, Betimi ka qenë me qytetarët, ka dëgjuar hallet e tyre, ka ndarë brengat e tyre. Sot, ai vjen para jush jo vetëm si kandidat i Lidhjes Demokratike, por si zëri i vetë qytetarëve”, u shpreh Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi se me Betim Shalën, Kaçaniku nuk do të përballet me problematikat e mëhershme.

“Dhe këto janë zotimet e Lidhjes Demokratike me Betim Shalën: ujë i pijshëm, qytet i planifikuar, shkolla moderne dhe çerdhe të reja. Por Betimi nuk është vetëm. Përkrah tij është një ekip i tërë i Lidhjes Demokratike për Asamblenë e Kaçanikut. Një ekip i përbërë nga gra e burra të ndershëm, profesionistë, qytetarë të përkushtuar. Ky ekip është garancia se fjala e dhënë kthehet në vepra. Ky ekip është ura që lidh pushtetin me qytetarët. Ky ekip është garancia se çdo vendim do të merret me përgjegjësi dhe transparencë. Prandaj, mbështetja duhet të jetë e plotë: për kryetarin dhe për listën e LDK-së. Vetëm bashkë e sjellim ndryshimin, vetëm bashkë e bëjmë fitoren të plotë”, tha Abdixhiku.

kaqanikLDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:08Thaçi para vendimit: Prokuroria tha se gjoja i mashtrova ndërkombëtarët, diplomatë të respektuar erdhën si dëshmitarë
  • 23:05Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
  • 22:48Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time
  • 22:48KFOR dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë
  • 22:39Dafina Zeqiri i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë