Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku: Nga nesër merremi me zgjedhjet nacionale, priten në fund të dhjetorit

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2025 në 11:23
Abdixhiku: Nga nesër merremi me zgjedhjet nacionale, priten në fund të dhjetorit

Të drejtën e votës e ka ushtruar sot edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili së bashku me bashkëshorten e tij u drejtua drejt kutisë së votimit në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Abdixhiku, ka deklaruar se nga nesër fokusi i partisë do të jetë tek zgjedhjet nacionale, duke shtuar se pritjet janë që në fund të dhjetorit të ketë sërish proces zgjedhor.

“Menjëherë nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin te zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike në Republikën e Kosovës”, deklaroi Abdixhiku për media, pas votimit.

Ai poashtu u shpreh i bindur se procesi i sotëm zgjedhor i balotazhit do të shkojë mirë e mbarë.

“Ditë e mirë, mëngjes i mirë. Shpresojmë të jetë një proces i mbarë e i mirë, siç ka ditur gjithmonë qytetari të sillet në procese zgjedhore. Jam i lumtur për nivelin demokratik që gjithherë e tregojmë në procese zgjedhore. Më besoni se në standardet e Ballkanit Perëndimor, besa edhe në Evropë, mënyra si i organizojmë zgjedhjet, si i pranojmë rezultatet, e si e trajtojmë procesin zgjedhor është një mrekulli demokratike për të cilën të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë krenarë”, shtoi ai.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër